“1 miliard për rindërtim” financon 3 projekte të mëdha në veri

TIRANË, 8 maj/ATSH-Maela Marini/ – Në kuadër të programit “1 miliard për rindërtim” do të ndërtohen 3 vepra madhore në pjesën veriore të vendit dhe 1 tjetër aks i rëndësishëm në jug.

“Për të gjithë ata që vazhdojnë të bëjnë teorinë e tmerrshme të ndarjes së veriut me jugu, dhe përpiqen në mënyrë hileqare të na lënë faturën e një imazhi sikur jemi më pak të interesuar për veriun, ju informoj se pjesa më e madhe programit ‘1 miliard për rindërtim’ është nga Tirana e lart”, tha Kryeministri Edi Rama nga Lezha.

Sipas tij, programi përfshin financimin e 3 vepra madhore që i takojnë këtyre territoreve dhe kjo flet vetë.

“Me programin ‘1 miliard’ është vetëm një aks që financohet në pjesën e poshtme, aksi nga dalja e Vlorës deri në tunelin e Llogorasë”, shtoi Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.