Ballina Aktualitet

Ndërhyrja ushtarake në Siri, Meta: Jemi në krah të aleatëve

TIRANË, 14 prill/ATSH/- Presidenti Ilir Meta reagoi sot pas sulmeve të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri, duke e renditur Shqipërinë në krah të aleatëve.

“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi, i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, thuhet në deklaratën e Presidentit Meta.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca të premten në mbrëmje filluan sulmet ndaj regjimit të Asadit.

/a.gjonaj//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Pukës vijon aksionin për pastrimin e rrugëve
Artikulli tjetërIRAN – Damasku, Teherani dhe Moska dënojnë sulmet në Siri