TIRANË, 14 Prill/ATSH/- Bashkia e Pukës me ardhjen e stinës së pranverës po vijon punën për pastrimin e rrugëve rurale.
Puna ka nisur për çlirimin e rrugëve të lëna në harresë prej 27 vitesh, gjë që ka sjellë probleme të shumta për banorët e zonave.
Pas fshatit Kaulina, bashkia po vijon punën për pastrimin e rrugëve në fshtrat Preçaj, Bicaj dhe rrugën e fshatit Buhot.
Më pas punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve pranë bashkisë do të punojnë për pastrimin e rrugëve në Rrapen, Rrypen, Kabashi e Meqe./k.s/
















