DAMASK, 14 prill /ATSH-DPA/ – Siria, Irani dhe Rusia dënuan sot sulmin e përbashkët amerikano-britaniko-francez kundër bazave kimike siriane.
“Republika Arabe e Sirisë dënon me termat më të ashpra agresionin amerikano-franko-britanik kundër Sirisë, që shkel ligjin ndërkombëtar’’, thuhet në një deklaratë të qeverisë siriane.
Ndërkohë, Teherani deklaroi se ky sulm cënonte integritetin territorial të Sirisë.
‘’Irani kundërshton edhe përdorimin e armëve kimike’’, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane.
‘’Megjithatë, kjo nuk duhet të shërbejë si pretekst për sulme ushtarake’’, shtonte ajo.
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se këto sulme do të kenë ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ai kërkoi edhe një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë çështje./ a.jor.























