– Ministri Klosi dhe kreu i Task Forcës, takim në qarkun e Vlorës –
TIRANË, 10 Prill/ATSH/- Fillimi i procedurave për verifikimin e tokave në bregdet dhe përgatitja e dosjeve për pasuritë e paluajtshme me qëllim përdorimin e tyre për investime në turizmin bregdetar, ishte në qendër të një takimi të zhvilluar sot në Vlorë me drejtuesit e pushtetit vendor nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetarja e Task- Forcës për bregdetin, Brisida Shehaj.
Në takim ishin të pranishëm prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, si dhe drejtori i hipotekës Vlorë, Sokol Bana, të cilëve iu la detyrë që të fillojnë menjëherë nga evidentimi i pronave pasuri shtetërore dhe akti i marrjes së tokës në pronësi.
Gjithashtu vendorët brenda një afati të shkurtër duhet të përpilojnë një raport mbi aktivitetet abuzive të konstatuara në këto pasuri, si dhe të bëjnë regjistrimin e të gjitha pronave shtetërore./k.s//e.caushi/






















