VJENË – Bellen dhe Kurz në vizitë historike në Kinë

VJENË, 20 mars /ATSH-APA/ – Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen dhe kancelari, Sebastian Kurz  i Partisë konservatore të Popullit (VP) kanë njoftuar se do të zhvillojnë një vizitë historike në Kinë, në muajin prill.

Presidenti, kancelari dhe katër ministra austriakë do të shoqërohen nga një delegacion prej 250 personash.

Krerët e shtetit dhe të qeverisë do të shoqërohen nga ministrja e Jashtme, Karin Kneissl e Partisë së djathtë të Lirisë (FP), ministrja e Mjedisit, Elisabeth Koestinger (VP), ministrja e Ekonomisë, Margarete Schramboeck (VP) dhe ministri i Infrastrukturës, Norbert Hofer (FP).

“Deri më tani, asnjë delegacion i rangut të lartë nuk është shoqëruar në një udhëtim zyrtar jashtë vendit”, deklaroi Van der Bellen.

Rreth 170 sipërmarrës, përfshirë presidentin e Dhomës Ekonomike Austriake (WKOe), Christoph Leitl, si dhe 30 shkencëtarë dhe artistë do të shoqërojnë presidentin gjatë këtij udhëtimi.

“Ne shpresojmë që të arrihen disa marrëveshje mes kompanive austriake dhe atyre të Kinës”, tha presidenti austriak , Alexander Van der Bellen./  /a.i/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.