Delawie i bën thirrje deputetëve të votojnë sot Demarkacionin

PRISHTINË, 20 Mars/ATSH/.- Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie i bëri thirrje sot deputetëve që të miratojnë demarkacionin me Malin e Zi, i cili po mban peng rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, mbi të gjitha liberalizimin e vizave.

Në një postim në Twitter, Delawie shkruan se ” raporti i KDI-së tregon se rinia e Kosovës dëshiron progres në papunësi dhe liberalizim vizash”.

“Deputetët e Kosovës duhet të kalojnë demarkacionin kufitar tani dhe të tregojnë se po i dëgjojnë këto brenga serioze”, shprehet Delawie./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.