BRUKSEL, 9 mars /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian pret që të mbetet jashtë vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur tarifa për importin e çelikut dhe aluminit, por është i përgatitur për t’u kundërpërgjigjur brenda 90 ditëve nëse do të jetë e nevojshme. ”BE-ja është një aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund të jetë një kërcënim për sigurinë kombëtare”, deklaroi komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmstrom gjatë një forumi të organizuar nga Fondi Gjerman i Marshallit (GMF) të SHBA-së. “Pritet që të përjashtohemi nga vendimi i Trump”, deklaroi ajo. Malmstrom tha se do ta diskutonte këtë çështje gjatë një takimi, të planifikuar nesër me përfaqësuesin amerikan të Tregtisë, Robert Lighthizer dhe homologun e tij japonez, Hiroshige Seko, duke theksuar se ende nuk ishte e qartë se çfarë kishte vendosur Trump sot. Trump ka nënshkruar sot procesin duke imponuar tarifat për importin e çelikut me 25% dhe 10% për produktet e aluminit, duke zbatuar një ligj të përdorur rrallëherë në SHBA që autorizon veprimin presidencial kundër importeve që dëmtojnë sigurinë kombëtare.//a.i/ a.jor.
Ballina Bota
Lajme
Ibrahimaj: 8,9 miliardë lekë në buxhetin 2027 për arsimin profesional dhe tregun e punës
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Arsimi profesional dhe tregu i punës do të mbështeten me 8,9 miliardë lekë në projektbuxhetin e vitit 2027, nga të cilat...
GREQI – ”Ullinjtë presin vjelësit”, fermerët përballen me mungesën e fuqisë punëtore
ATHINË, 4 nëntor /ATSH/ - Vjelja e ullirit në Greqi përballet me kërcënime serioze për shkak të mungesës së punëtorëve migrantë, situatë e shkaktuar...
Trupa teatrale e shkollës “Andon Xoxa” në Fier vlerësohet me tre çmime në festivalin...
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Trupa teatrale e shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa” në Fier është kthyer me tre vlerësime të rëndësishme nga Festivali Teatror Ndërkombëtar i...
Spahiu: Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, një zë i drejtpërdrejtë në vendimmarrje
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Forcimi i politikave për moshimin aktiv dhe të shëndetshëm, zgjerimi i shërbimeve shëndetësore e sociale dhe përfshirja e të moshuarve...
Gogu: 250 milionë lekë për spitalin forensik, ndërtimi nis në fillim të vitit 2027
TIRANË, 4 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Drejtësisë Toni Gogu bëri të ditur sot se në projektbuxhetin për vitin 2027 për Ministrinë e Drejtësisë janë...
Kumbaro: Dyfishim i financimit në një dekadë për arsimin e lartë, rritet mbështetja financiare...
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Financimi publik për Arsimin e Lartë është dyfishuar në një dekadë, duke arritur në 12,68 miliardë lekë në vitin 2026,...
Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e...
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim: Argumenti...
NJU JORK – OKB-ja zgjedh pesë gjyqtarë të rinj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
NJU JORK, 4 nëntor /ATSH/ – Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kanë zgjedhur pesë gjyqtarë të rinj në...
KQZ kërkon 85,5 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2027, në fokus teknologjia...
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kërkon shtimin me 85,5 milionë lekë të buxhetit të vitit 2027, për të përballuar shpenzimet...
Udhëzim i ri për punësimin e mjekëve, përcaktohen rregullat dhe afatet e aplikimit
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka miratuar ndryshime në procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe disiplinës së...























