Ballina Flash

Ahmetaj: Programi i PS-së për të rinjtë përgatit brezin e sotëm për 10-vjeçarin që vjen

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj u takua sot në Tiranë me të rinj, ku u shpjegoi planin për integrimin e të rinjve.

“Programi i PS-së për të rinjtë është dinjitoz dhe përgatit brezin e sotëm për 10-vjeçarin që vjen. Punët që shikoni sot mund të mos ekzistojnë pas 10 vitesh dhe pas 10 vitesh mund të shikoni punë nga më të çuditshmet të akomoduara nga kërkesat e kohës. Ajo që duhet të bëni ju është të punoni me Partinë Socialiste, e cila ka planin për të përgatitur brezin tuaj për pas 10 vitesh për të konkurruar në tregun global”, tha Ahmetaj.

Ministri foli për mundësinë e të rinjve për t’u bërë pjesë e shkollës së Kodimit.

“Ne kemi ndërmend që në 10 vite të mësojmë të rinjtë se si punohet me Kodimin. Të rinjtë duhet të mbështesin atë forcë që mendon realisht për të ardhmen e vendit dhe ndryshon vendin, që e bën vendin dinjitoz, në mënyrë që Shqipëria të presë nesër 10 milionë turistë, të arrijë të ketë 3 miliardë lekë të ardhura nga turizmi, vende pune, mirëqenie dhe një imazh të përmirësuar, që sjell edhe më tepër investime të huaja”, deklaroi Ahmetaj.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin/ Kuvendi vazhdon traditën e mbështetjes së iniciativës “Ndriçimi Blu”
Artikulli tjetërDita e 5 e vaksinimit masiv në sheshin “Skënderbej”/ 2500 injeksione në ditë, mjekja Malaj për ATSH: Të moshuarit asnjë komplikacion nga vaksina