Ballina Flash

Dita e Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin/ Kuvendi vazhdon traditën e mbështetjes së iniciativës “Ndriçimi Blu”

TIRANË, 1 prill /ATSH – I. Vata/ Në Ditën e Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, Kuvendi i Shqipërisë vazhdon traditën e mbështetjes së iniciativës “Ndriçimi Blu”.

Me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, Kuvendi i Shqipërisë, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, edhe këtë vit do të mbështesë iniciativën për “Ndriçimin Blu” të fasadës së godinës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo fushatë ndërgjegjësuese organizohet në vende të ndryshme të botës, ku ndërtesat historike, kulturore dhe institucione të rëndësishme shtetërore ndriçohen me ngjyrën blu, në shenjë solidarizimi për çrregullimin e spektrit të autizimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet indeksimi i pensioneve për mbi 700 mijë përfitues
Artikulli tjetërAhmetaj: Programi i PS-së për të rinjtë përgatit brezin e sotëm për 10-vjeçarin që vjen