Ballina Bota

BULLGARI – Trafik kilometrash të tëra për të hyrë në Greqi

SOFJE, 15 gusht /ATSH-BTA/ – Trafiku në pikën kufitare të Kulatës, në kufirin midis Bullgarisë me Greqinë mbetet jashtëzakonisht i rënduar, pasi radha e makinave është e gjatë rreth pesë kilometra, ndërsa ajo e kamionëve të rëndë rreth 10 kilometra, njoftoi agjencia zyrtare bullgare e lajmeve, BTA.

Ndërkohë, ka edhe një vonesë shtesë në hyrjen e shtetasve serbë në Greqi, pasi ata nunk janë shtetas të Bashkimit Europian.

Çdo qytetar serb duhet të deklarojë me gojë në policinë greke adresën e vendbanimit  në Greqi dhe shumica e tyre testohen për Covid-19.

Për shkak të trafikut të rëndë në vendkalimin kufitar Kulata-Promachonas, policia kufitare bullgare rekomandon që udhëtarët në Greqi të përdorin pikat e tjera kufitare si ato të Ilindenit, Makazas, Kapitan Petko Vojvodas dhe Ivajlovgradit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRLANDË – Shefi i turizmit jep dorëheqjen pas pushimeve në Itali
Artikulli tjetërKEJP TAUN – Afrika e Jugut lehtëson masat antiCOVID-19