Ballina Bota

KEJP TAUN – Afrika e Jugut lehtëson masat antiCOVID-19

KEJP TAUN, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa njoftoi sot se masat e rrepta kundër koronavirusit të ri do të lehtësohen të dielën, ndërkohë që norma e infeksionit në vend po bie.

“Qeveria do të heqë gati të gjitha kufizimet në aktivitetin ekonomik që nga 17 gushti, kufizimet në udhëtimet ndërkrahinore dhe ndalimin e tanishëm të shitjes së alkoolit dhe duhanit”, tha Ramaphosa në një fjalim televiziv drejtuar kombit në mbrëmje.

Presidenti, gjithashtu, tha se kufizimet në vizitat familjare dhe ato sociale do të hiqen, por afrikano-jugorët do të jenë të detyruar të përdorin maska mbrojtëse në publik dhe se nuk  do të lejohen grumbullimet e më shumë se 50 personave./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – Trafik kilometrash të tëra për të hyrë në Greqi
Artikulli tjetërAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, konfirmon 34 fluturime për të dielën