Ballina Aktualitet

Fatkeqësitë natyrore/ Stërvitje e përbashkët e 400 efektivëve nga Shqipëria dhe vendet e rajonit

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ 400 efektivë, punonjës të emergjencave dhe vullnetarë u trajnuan në kuadër të stërvitjes “Joint Reaction 2019”.

Sipas ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, “fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij, ndaj 400 efektivë, punonjës të emergjencave dhe vullnetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, SHBA, por edhe nga Kryqi i Kuq, morën pjesë në stërvitjen “Joint Reaction 2019”, me qëllim reagimin e përbashkët të vendeve të rajonit në ndihmë të njëri-tjetrit, në rastet e emergjencave civile”.

Kjo stërvitje synon angazhimin e përbashkët të vendeve të rajonit në rastet e fatkeqësive natyrore. Pjesëmarrësit testuan aftësitë e tyre, që nga marrja e informacionit, koordinimi dhe reagimi në terren.

Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij, ndaj 400 efektivë, punonjës të emergjencave dhe vullnetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnje & Hercegovina, Mali i Zi, SHBA, por edhe nga Kryqi i Kuq, morën pjesë në stërvitjen "Joint Reaction 2019", me qëllim reagimin e përbashkët të vendeve të rajonit në ndihmë të njeri-tjetrit, në rastet e emergjencave civile.#BashkëMëTëFortë

Gepostet von Olta Xhacka am Samstag, 26. Oktober 2019

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – OKB mbështet auditimin e rezultateve të kontestuara të zgjedhjeve në Bolivi
Artikulli tjetërSHBA – Guterres kërkon fillimin e bisedimeve për përfundim të luftës në Siri