NJU JORK, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se organizata mbështet një auditim të rezultateve të zgjedhjeve të Bolivisë, të kryer nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), mes akuzave për mashtrim në zgjedhjet presidenciale.
Ai deklaroi se qeveria boliviane dhe Organizata e Shteteve Amerikane kanë konfirmuar se do të ketë një kontroll, duke shtuar se OKB është e gatshme të sigurojë çdo lloj ekspertize të nevojshme. / /sara/























