TIRANË, 6 shkurt/ATSH/- Kryeministri Edi Rama po zhvillon prej dy ditësh një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Në një fotoalbum të vizitës së tij në Riad, Kryeministri Rama publikoi momente nga takimet me mbretin Salman Ibn Abdulaziz Al Saudi, Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit, si dhe nga nënshkrimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme mes dy vendeve.
“Ekonomi, turizëm, trashëgimi kulturore dhe plane të përbashkëta investimesh, me vullnetin e çeljes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve”, thekson Kryeministri Rama.
Kryeministri Rama u prit dje në Riad me nderime nga zyrtarë të lartë. /k.s/e.caushi/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























