Ballina Flash

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2019

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët e me vranësira kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijën bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore në Verilindje-Lindje-Juglindje parashikohet mot me alternime vranësirash dhe kthjellime afatshkurtra.

Mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit pranë zonave luginore.

Era do të fryjë nga Verilindja–Veriperëndimi me shpejtësi 2-18 m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë në detet Adriatik e Jon, me lartësi vale 1,1-2,5 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 3/ 16 diell pak  re
Kukës 1/ 10  re diell
Lezhë 6/ 16 diell pak re
Dibër -1/ 9  re diell
Durrës 5/ 18 diell pak re
Tiranë 5/ 18 diell pak re
Elbasan 6/ 17 diell pak re
Berat 4/ 19 diell pak re
Vlorë 8/ 19 diell pak re
Korcë 0/ 9 re diell
Gjirokastër 3/ 18 diell pak re
Sarandë 6/ 19 diell pak re

 

/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Shqipëri-Arabia Saudite, plane investimesh në ekonomi dhe turizëm
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07.02.2019