Ballina Aktualitet

FOTO/ Shqipëri-Arabia Saudite, plane investimesh në ekonomi dhe turizëm

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/- Kryeministri Edi Rama po zhvillon prej dy ditësh një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Në një fotoalbum të vizitës së tij në Riad, Kryeministri Rama publikoi momente nga takimet me mbretin Salman Ibn Abdulaziz Al Saudi, Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit, si dhe nga nënshkrimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme mes dy vendeve.

“Ekonomi, turizëm, trashëgimi kulturore dhe plane të përbashkëta investimesh, me vullnetin e çeljes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve”, thekson Kryeministri Rama.

Kryeministri Rama u prit dje në Riad me nderime nga zyrtarë të lartë. /k.s/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – David Malpass, kandidati zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për kreun e Bankës Botërore
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 7 shkurt 2019