Ballina Aktualitet

Tensionet në Kuvend, shtyhet për të hënën seanca plenare

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Seanca plenare e ditës së sotme është shtyrë për t’u zhvilluar ditën e hënë më datë 17 shkurt.

Kështu bëri të ditur kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, e cila theksoi se ishte informuar nga shërbimet e Kuvendit “se kartat e deputetëve janë marrë nga vendet e tyre në mënyrë krejt të paarsyeshme”.

Kryeparlamentarja tha më tej se “për shkak të situatës së krijuar, akteve të dhunës, të përsëritura dhe të tjera problemeve të renda të mbarëvajtjes, kjo seancë shtyhet për të hënën në orën 10 në mëngjes”.

“Uroj shumë që të hënën në 10 të vinin me mend të tjera dhe të respektojmë qytetarët që na kanë votuar e t’i kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimeve siç na takon”, tha Spiropali. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërafrimi i legjislacionit me BE, Dhuka: Përkthimi i 200 mijë faqeve me AI në 7 muaj, Kroacisë iu deshën 7 vjet
Artikulli tjetërMYNIH – Të paktën 36 ​​të plagosur pas sulmit të dyshuar me makinë ndaj turmës së demonstruesve