Ballina Bota

KIEV – Sekretari amerikan i Thesarit, Bessent takohet me Zelenskyn për mineralet e rralla

KIEV, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Gjatë vizitës së tij të parë në Kiev, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent i prezantoi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky një projektmarrëveshje për nxjerrjen e materialeve të rralla në vend nga investitorët amerikanë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ekipet tona të mund të punojnë, të bien dakord për diçka shumë shpejt dhe të nënshkruajnë dokumentin”, tha Zelensky pas takimit.

Pas marrjes së detyrës më 20 janar, presidenti amerikan Donald Trump tha se donte që ndihma ushtarake e vendit të tij për Kievin të paguhej me lëndë të parë.

“Po flasim për zhvillimin e përbashkët të depozitave”, theksoi Zelensky.

Ukraina ka depozita të mëdha të mineraleve të rralla dhe burimeve të tjera natyrore dhe Trump ka shprehur interes për t’i shfrytëzuar ato.

Vetë Zelensky ka deklaruar më parë se është i gatshëm të ndajë lëndët e para me partnerët nëse garantohet siguria e vendit në këmbim./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Detyra jonë garantimi i pavarësisë së drejtësisë, por jo në dëm të standardeve demokratike
Artikulli tjetërArresti me burg për Veliajn, Ndreca: Është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në zgjedhje