Ballina Aktualitet

Dyshohet se shiste mallra kontrabandë, pranga 61-vjeçarit në Sarandë

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi është kapur në flagrancë duke shitur celularë dhe aksesorë të dyshuar të kontrabanduar.

Policia njofton është arrestuar B. Ç., 61 vjeç, banues në Finiq, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja e mallrave kontrabandë”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.

61-vjeçari sipas Policisë u kap në lagjen nr. 2, Sarandë, duke shitur celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 134 aparate celularë, mbi 350 aksesorë celularësh dhe ora dore të markave të ndryshme.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
Artikulli tjetërÇmimi i energjisë për familjarët, mblidhet nesër bordi i ERE-s