Ballina Aktualitet

Spiropali i uron shërim të shpejtë Kryepeshkopit Janullatos

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot besimtarët e krishterë për 6 janarin, Festën e Ujit të Bekuar.

“Sot, në Ditën e Epifanisë, Festës së Ujit të Bekuar, bashkohem me urimin e besimtarëve të krishterë për shpresën te fuqia e urtësisë, mirëkuptimi, bekimi dhe lulëzimi i natyrës dhe shpirtit njerëzor”, u shpreh Spiropali.

Spiropali gjithashtu i uroi sot shërim të shpejtë Kryepeshkopit të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos.

“I uroj shërim të shpejtë dhe kthim në shërbim ndaj besimtarëve Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, Kryepiskopit të Shqipërisë, i cili në rrethana jashtëzakonisht të vështira, ringriti dhe fuqizoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe është i njohur botërisht për dijet, përkushtimin dhe kontributin në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare”, shkroi Spiropali.

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos ka shfaqur probleme shëndetësore dhe tashmë ndodhet në Greqi nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Evangelismos”, në kryeqytetin grek.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSandër Prosi, 105 vjet nga lindja e gjeniut të kinematografisë shqiptare
Artikulli tjetërPlani i Ri i Veprimit, Manastirliu: Më shumë mbështetje psikosociale dhe edukim digjital për fëmijët