Ballina Bota

BRATISLAVË – Mbështetësit e Ukrainës protestojnë kundër kryeministrit Fico

BRATISLAVË, 4 janar /ATSH-DPA/- Nën sloganin “Sllovakia është Evropë! – Na mjaftoi Rusia!” – mbështetësit sllovakë të Ukrainës protestuan dje në Bratislavë kundër kryeministrit Robert Fico.

Protesta përpara zyrës së qeverisë u thirr nga nisma qytetare “Mier Ukrajine” (Paqe për Ukrainën), e cila mbron dërgesat e armëve në Kiev.

“Zëdhënësit e nismës vlerësuan numrin e pjesëmarrësve në protestë në rreth 4 000”, sipas medieve sllovake.

Demonstruesit mbanin pankarta të shpërndara nga iniciativa qytetare ku shkruhej: “Tradhti!” dhe në anën e pasme “Ne jemi Evropa!” Disa sollën pankarta të bëra vetë me slogane kundër kryeministrit si “Fico, transferohu në Moskë!”

Organizatorët akuzuan kryeministrin e krahut të majtë dhe partnerët e tij socialdemokratë dhe të koalicionit të djathtë populistë se po e drejtojnë Sllovakinë drejt një kursi pro-rus.

Fico, kohët e fundit është përplasur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky – pasi Ukraina ndaloi tranzitin e gazit nga Rusia në Sllovaki dhe vende të tjera evropiane.

Sllovakia, një anëtare e Bashkimit Evropian, është më e varur nga gazi rus se disa vende të tjera evropiane.

Fico ka shërbyer si kryeministër për rreth 10 vjet në dy mandate të ndara përpara se të kthehej sërish në pushtet në vjeshtën e vitit 2023, pasi fitoi zgjedhjet parlamentare.

Më pas, ai ndaloi dërgesat e armëve nga rezervat ushtarake të Sllovakisë në Ukrainë – megjithëse shitjet komerciale të armëve u lejuan të vazhdonin. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI mituri hedh një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të KFOR-it
Artikulli tjetër“La Repubblica”: Shqipëria bllokon TikTok-un si masë kundër nxitjes së dhunës mes të rinjve