Ballina Flash

Osmani nga veriu falënderon policët e gjitha komuniteteve

PRISHTINË, 31 dhjetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, raporton KosovaPress.

Osmani ka falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre. Osmani gjatë vizitës është shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiç.

“Në radhë të parë ishim në vizitë në drejtorinë e Policisë për t’i falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre të çdo ditshëm në interes të të gjithë qytetarëve në mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre. Për t’i inkurajuar ata që edhe kur ka netë festash dhe ata sakrifikojnë duke qenë larg familjes së tyre dhe për t’iu dhënë gjithë mbështetjen e mundshme institucioneve të Kosovës”, tha Osmani.

E para e vendit ka uruar qytetarët e të gjitha etnive për festat e fundvitit. Në kuadër të kësaj vizite të fundvitit, presidentja Osmani ka shfrytëzuar rastin të shpërndajë dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës. /Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Më shumë bashkëpunim për të mirën e përbashkët
Artikulli tjetërKosovë – Policia: Sfidë veriu, veprat penale shënuan rënie 3.34%