Ballina Flash

Financim prej 356,000 USD, BE shpall 8 projektet fituese për rivitalizimin e vendeve të trashëgimisë kulturore

TIRANË, 27 DHJETOR /ATSH/ Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot, përmes rrjeteve sociale, shpalljen e fituesve të fazës së tretë dhe të fundit të granteve të programit “EU4Culture”, me temën “Rikrijo të kaluarën, ndërto të ardhmen”.

Ky program mbështet projekte që fokusohet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e lidhjeve mes zakoneve tradicionale dhe turizmit. Tetë projekte të selektuara do të rivitalizojnë vendet e trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti i vitit 2019.

Me një financim të përgjithshëm prej rreth 356,000 dollarësh, këto iniciativa synojnë ringjalljen e traditës, nxitjen e turizmit dhe forcimin e identitetit kulturor, duke kontribuar kështu në rritjen ekonomike lokale.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFirmoset marrëveshja, panaire dhe faqe web për orientimin e studentëve drejt punësimit
Artikulli tjetërProda: Familjarët e Dëshmorëve të Policisë në qendër të vëmendjes