Ballina Flash

Koçiu: Fuqia e bashkimit dhe mbështetjes, dhurata më e bukur e festave

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot në ditën e Krishtlindjes, se festat janë një moment shumë i veçantë për t’u rikujtuar njerëzve vlerën e solidaritetit.

Ministrja Koçiu ka uruar Krishtlindjen nga “Familja e Madhe e Mbrojtjes Sociale”, ku përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, duken momentet e festës së bashku me përfituesit e shërbimeve sociale nga qendrat ditore dhe ato rezidenciale, duke ndarë momente të ngrohta, buzëqeshje dhe gëzim.

“Ky është një çast i veçantë që na bashkon dhe na kujton vlerën e solidaritetit. Kjo Krishtlindje na kujton se fuqia e bashkimit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin është dhurata më e bukur”, shprehet ministrja Koçiu.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrishtlindja, Beci: Shkodra, simbol i bashkëjetesës dhe harmonisë
Artikulli tjetërCilat ishim mesazhet e disa liderëve botërorë për festat e Krishtlindjeve?