Ballina Flash

Krishtlindja, Beci: Shkodra, simbol i bashkëjetesës dhe harmonisë

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka uruar sot, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Beci tha se urimet më të mira shkojnë për familjet e qytetarëve shkodranë dhe jo vetëm.

“Me gjithë zemër ju uroj Krishtlindjet! Është një festë që në çdo familje do t’i uroja ngrohtësi, dashuri dhe paqe që janë mesazhe të përhershme në kësi festash.

Në këto vlera dhe mesazhe të bukura për festat, do veçoja dashurinë, mirënjohjen, që njerëzit të jenë shumë më afër me njëri-tjetrin, të ndihmojnë më të varfërit dhe të pamundurit, mesazhe që janë të rëndësishme për një qytet ku dashuria është veçoria e qytetit tonë”, tha Beci në mesazhin e tij të urimit për Krishtlindje.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLlatja uron për Krishtlindje besimtarët e krishterë, mesazhe paqeje dhe harmonie për qytetarët
Artikulli tjetërKoçiu: Fuqia e bashkimit dhe mbështetjes, dhurata më e bukur e festave