Ballina Ekonomi

Malaj: 1,4 miliardë lekë më shumë për fermerët, mbështetje investimeve në bujqësi

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot, se 1,4 miliardë lekë më shumë, është fondi i shtuar në mbështetje të bujqësisë, për Skemën e Subvencionimit të Fermerëve për vitin 2024.

Malaj tha se, përmes fondeve të shtuara buxhetore, sigurojmë investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.

“1,4 miliardë lekë më shumë përmes ndryshimeve në buxhet, në mbështetje të fermerëve. Sigurojmë investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë”, shkroi Malaj në rrjete sociale.

Qeveria rishikoi për të tretë herë buxhetin e vitit 2024, në një mbledhje të posaçme mbrëmjen e së enjtes, ku akordoi 1,4 miliardë lekë shtesë për fermerët, për të vijuar me pagesat për përfituesit nga Skema Kombëtare.
/e.xh / /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Sterilizimi”, GJKKO kërkon rëndim të akuzës për Beqajn
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt të jetë e mundur