TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga një bujtinë në Kalanë e Beratit. Sipas Ramës, kjo bujtinë është shembull i rijetësimit të një ndërtese të amortizuar, duke ruajtur arkitekturën dhe traditën e qytetit.
“Bujtina “KRIS Guesthouse” në zemër të Kalasë së Beratit, është një ndër shembujt e rijetësimit mbështetur nga ne, për ta rilindur duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe arkitekturën karakteristike të qytetit”, shkruan Rama.
Sipas tij, “KRIS Guesthouse”, tani një destinacion unik për të gjithë turistët, në çdo orë të ditës.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























