Ballina Flash

Svelça: Sulmet në veri, si ato të Rusisë në Ukrainë

PRISHTINË, 10 dhjetor/ATSH/ Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla tha se që nga viti 2023 e deri tash janë ashpërsuar aktet kriminale në veri të vendit nga grupet terroriste serbe, sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë e Serbia në Kosovë.

Sveçla gjatë lançimit të raportit “ Siguria në veri Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjska dhe kanalin e Ibër Lepenc”, tha se strukturat paralele serbe kanë bashkëpunuar me Beogradin zyrtarë dhe kanë pranuar urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e Milan Radoiçiç, i cili është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit.

Ndërsa, Skënder Preteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – Prevent tha se e gjetura kryesore e raportit është se edhe pse kanë kaluar një vit pas sulmit në Banjska, personat e akuzuar ende gjenden në liri së bashku me Radojçiç.

Sipas tij, sulmet në veri të vendit janë shtuar në një intensitet të lartë.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfaqësuesi i BB, Record: Shqipëria, kampione për axhendën e GovTech
Artikulli tjetërNegociatat, Rama: Transferojmë legjislacionin e BE-së përmes inteligjencës artificiale