Ballina Aktualitet

Investimet në spitalin e Krujës, shërbime më të mira për 80 mijë banorë

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Punimet për rikonstruksionin e spitalit të Krujës janë drejt përfundimit, ndërsa rreth 80 mijë banorë do të marrin shërbimin në urgjencë dhe operacione në këtë spital.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ndal sot në spitalin e Krujës për të dëgjuar vlerësimet e qytetarëve për shërbimin e ofruar nga mjekët dhe infermierët.

Përveç investimeve në spitalin e Krujës “Dr. Stefan Gjoni”, ministrja Manastirliu u shpreh se “‘kantieri i shëndetësisë’ është shtrirë në të gjithë vendin”.

“Çdo ditë nga një punë për të transformuar spitalet bashkiake, për të ofruar shërbime cilësore, të integruara dhe të aksesueshme nga të gjithë”, u shpreh ajo.

/m.m//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL- Memushaj: Forca jonë është grupi
Artikulli tjetërTURQI – Çavusoglu: Dialogu është guri themeltar i marrëdhënieve me Greqinë