Ballina Bota

TURQI – Çavusoglu: Dialogu është guri themeltar i marrëdhënieve me Greqinë

IZMIR, 4 shtator /ATSH-AA/ – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia e sheh bashkëpunimin dhe dialogun si gur themeli të marrëdhënieve me Greqinë fqinje.

“Ashtu sikurse tha ministri grek Nikos Kotzias, kemi tema me të cilat nuk pajtohemi. Ndonjëherë përjetojmë edhe ditë të stuhishme dhe përballemi me situata të vështira. Por, për shkak se të dyja palët e konsiderojnë bashkëpunimin dhe dialogun si gur themeli në marrëdhëniet tona, kjo është arsyeja pse në fund mbizotëron sensi i përbashkët”, tha Çavusoglu në një fjalim në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së kryekonsullatës greke në qytetin Izmir ku i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm grek Kotzias.

Çavusoglu u shpreh gjithashtu se vizita e presidentit Recep Tayyip Erdogan vitin e kaluar ka qenë një pikë kthese për marrëdhëniet dhe se kjo është vizita e parë në nivel presidencial pas 65 vitesh. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në spitalin e Krujës, shërbime më të mira për 80 mijë banorë
Artikulli tjetër“Kamza” emëron Klodian Duron në stol