Ballina SPORT

“Kamza” emëron Klodian Duron në stol

TIRANË, 4 shtator /ATSH – A.Fortuzi/ – Klodian Duro do të jetë pasuesi i Devollit në stolin e “Kamzës”.

Vetëm dy ditë pas shkarkimit të Bledar Devollit, “Kamza” ka emëruar ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, si trajner të ri të skuadrës. Ky i fundit do të nisë nga puna menjëherë dhe do të mundohet të shfrytëzojë ndërprerjen dyjavore të kampionatit, për të njohur më mirë grupin dhe për të sistemuar gjërat.

Duro ka vetëm një eksperiencë si trajner, atë te “Kukësi” gjatë sezonit 2015-2016, ku arriti të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa tashmë e pret një tjetër test i rëndësishëm. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Çavusoglu: Dialogu është guri themeltar i marrëdhënieve me Greqinë
Artikulli tjetërProdhimi shqiptar fiton sfidën e besimit në tregjet e BE-së