Investimet në spitalin e Krujës, shërbime më të mira për 80 mijë banorë

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Punimet për rikonstruksionin e spitalit të Krujës janë drejt përfundimit, ndërsa rreth 80 mijë banorë do të marrin shërbimin në urgjencë dhe operacione në këtë spital.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ndal sot në spitalin e Krujës për të dëgjuar vlerësimet e qytetarëve për shërbimin e ofruar nga mjekët dhe infermierët.

Përveç investimeve në spitalin e Krujës “Dr. Stefan Gjoni”, ministrja Manastirliu u shpreh se “‘kantieri i shëndetësisë’ është shtrirë në të gjithë vendin”.

“Çdo ditë nga një punë për të transformuar spitalet bashkiake, për të ofruar shërbime cilësore, të integruara dhe të aksesueshme nga të gjithë”, u shpreh ajo.

/m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.