TIRANË, 2 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi në ditën e dytë të vitit fëmijët që festat i kaluan në pediatrinë e QSUT-së.
Ministrja Koçiu ndau dhurata, ndërsa uroi një vit të ri plot shëndet të mirë dhe ëndrra të realizuara.
“Me fëmijët që festat i kaluan në pediatrinë e QSUT, duke i shërbyer me kujdes, dashuri dhe shpresë për një vit të ri plot shëndet të mirë dhe ëndrra të realizuara”, u shpreh ministrja Koçiu.
Mbi 2000 mjekë dhe infermierë qëndruan në gatishmëri në të gjithë vendin, përfshirë qendrat shëndetësore 24/7, spitalet dhe urgjencat mjekësore natën e ndërrimit të viteve. /j.p/























