PEKIN, 31 dhjetor /ATSH-DPA/- Kina ka hedhur poshtë pretendimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) duke e akuzuar atë për refuzimin e bashkëpunimit për të zbuluar origjinën e koronavirusit – pesë vjet pas goditjes nga pandemia.
“Pesë vjet më parë, Kina ndau menjëherë informacionin dhe sekuencat gjenetike të virusit me OBSH-në”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, në Pekin.
“Kina i është përmbajtur gjithmonë transparencës shkencore dhe ka ndarë shumë të dhëna dhe rezultate shkencore për gjurmueshmërinë e virusit se çdo vend tjetër”, shtoi ajo.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kinës të ndajë të dhëna dhe të ketë akses në mënyrë që të kuptojmë origjinën e Covid-19,” tha OBSH në Gjenevë.
“Pa transparencë dhe bashkëpunim midis vendeve, bota nuk mund të parandalojë dhe të përgatitet në mënyrë adekuate për epidemitë dhe pandemitë e ardhshme”, thuhet në deklaratë.
Rastet e para të asaj që do të rezultonte të ishte Covid-19, një sëmundje ngjitëse e mushkërive e shkaktuar nga koronavirusi i ri SARS-CoV-2, u raportuan në OBSH nga Wuhan në dhjetor të vitit 2019.
Virusi u përhap shpejt në të gjithë globin, duke bërë që OBSH të shpallte pandeminë në mars 2020.
Kina ka kërkuar të largojë çdo faj për shpërthimin dhe thekson se virusi mund të ishte sjellë në vend nga jashtë. //a.i/























