Ballina Aktualitet

Policia e Tiranës: 42 të arrestuar, 300 leje drejtimi të hequra gjatë dhjetorit

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ka njoftuar sot me rastin e ndërrimit të viteve, se “Policia e Tiranës me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e qytetarëve, parandalimin e ngjarjeve kriminale, ka marrë një sërë masash për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve për fundvitin”.

Sipas deklaratës, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash dhe shërbime shtesë, ndërsa do të jetë e pozicionuar në sheshe dhe në vende ku do të kryhen aktivitete festive.

“Nisur nga evidentimi i një fluksi të lart të drejtuesve të mjetit në gjendje të dehur ku vetëm përgjatë këtij muaji janë arrestuar 42 shtetas si dhe tërhequr 300 leje drejtimi. Me qëllim shmangien e aksidenteve, apelojmë të gjithë drejtueseve të mos drejtojnë mjetin nën ndikim e alkoolit, por të përdorim mjetet e transportit publik. Kontrolle të shtuara janë bërë edhe subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike kur përgjatë kësaj periudhe janë proceduar gjashtë pronarë subjektesh si dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike”, thuhet në deklaratë.

Policia u bën apel qytetarëve që të shmangin përdorimin e lëndëve piroteknike, pasi përdorimi i tyre do të organizohet nga institucionet përkatëse.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Polica spanjolle konfiskon shtatë tonë kokainë
Artikulli tjetërBerisha takim me deputeten italiane Erica Mazzetti: Me rëndësi, integrimi evropian i Shqipërisë