Ballina Bota

IRAN – Policia arreston një gazetare italiane

TEHERAN, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – Gazetarja italiane, Cecilia Sala, e cila ndodhej në Iran për punë, u arrestua më 19 dhjetor nga policia e Teheranit, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme italiane.

”Ambasada dhe konsullata italiane në Teheran po ndjekin rastin e gazetares dhe ambasadorja e Romës në Iran, Paola Amadei, e vizitoi atë sot për të kontrolluar kushtet e saj të ndalimit”, thuhet në deklaratë.

Sipas faqes së internetit të të përditshmes ”La Repubblica”, gazetarja e re kishte rreth 10 ditë në Iran dhe po përgatitej të kthehej në Itali kur u arrestua.

”Ajo ka mbërritur në Iran me vizë gazetari dhe ka publikuar disa raporte për ndryshimet në këtë vend pas rënies së presidentit Bashar al-Assad në Siri”, sipas të njëjtit burim./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShehi dhe Alibeaj platformë për ndërtimin e koalicionit zgjedhor, ftojnë partitë e tjera t’u bashkohen
Artikulli tjetërSPAK reagon zyrtarisht për hetimin ndaj Erion Veliajt