TEHERAN, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – Gazetarja italiane, Cecilia Sala, e cila ndodhej në Iran për punë, u arrestua më 19 dhjetor nga policia e Teheranit, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme italiane.
”Ambasada dhe konsullata italiane në Teheran po ndjekin rastin e gazetares dhe ambasadorja e Romës në Iran, Paola Amadei, e vizitoi atë sot për të kontrolluar kushtet e saj të ndalimit”, thuhet në deklaratë.
Sipas faqes së internetit të të përditshmes ”La Repubblica”, gazetarja e re kishte rreth 10 ditë në Iran dhe po përgatitej të kthehej në Itali kur u arrestua.
”Ajo ka mbërritur në Iran me vizë gazetari dhe ka publikuar disa raporte për ndryshimet në këtë vend pas rënies së presidentit Bashar al-Assad në Siri”, sipas të njëjtit burim./ a.jor.
