Ballina Aktualitet

Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Në këtë ditë Krishtlindjeje, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit erdhi në jetë një djalë i shëndetshëm.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale këtë lajm të bukur duke theksuar se “Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”.

“Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”’, tha Rama.

Qeevria shqiptare do të vazhdojë mbështetjen për fëmijët e porsalindur me bonusin e bebes. Deri tani qeveria ka financuar mbi 145 milionë euro për bebet e porsalindura, ndërsa 22 milionë euro të tjera janë në buxhetin e 2025 për bebet që do të lindin në këtë vit. Nga bonusi i bebes familjet përfitojnë 40 000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 për fëmijën e dytë dhe 120 000 për fëmijën e tretë.

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, ndërsa katolikët mbajnë meshën mesnatën e sotme ndërsa besimtarët ortodoksë mblidhen në kishë ditën e nesërme, për t’ia lënë vendin më pas festimeve familjare.

/k.s/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMETEO – Stuhitë e borës paralizojnë pjesë të Kroacisë dhe BH
Artikulli tjetërASTANA – 25 të mbijetuar në avionin e rrëzuar në Kazakistan