Ballina Bota

ASTANA – 25 të mbijetuar në avionin e rrëzuar në Kazakistan

ASTANA, 25 dhjetor /ATSH-AA/ – Njëzet e tetë persona kanë mbijetuar në avionin e pasagjerëve të kompanisë “Azerbaijan Airlines” (AZAL), i cili u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan.

Ministria e Emergjencave e Kazakistanit, tha në një deklaratë se në avionin e rrëzuar pasagjerësh ndodheshin 67 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 5 anëtarësh.

Sipas deklaratës, 25 nga 72 personat në avion kanë mbijetuar ndërsa 22 prej tyre janë shtruar në spital.

– Avioni goditi një tufë zogjsh

Mësohet se avioni i AZAL-it, i cili po fluturonte në linjën Baku-Grozny, ka goditur një tufë zogjsh.

Siç raportohet, ai është devijuar në qytetin Makhachkala në rajonin e Dagestanit të Rusisë për shkak të mjegullës përpara se të rrëzohej.

Ministrja e Shëndetësisë e Kazakistanit, Akmaral Alnazarova, në deklaratën e parë tha se gjashtë persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit, por që gjendja e tyre ishte e rëndë.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
Artikulli tjetërBesimtarët e katolikë dhe ortodoksë kremtojnë festën e Krishtlindjes