Ballina Flash

Mbyllet pa gola Teuta-Bylis, Dinamo e mbyll 2024-ën në krye të superligës

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur sot në Durrës javën e 19-të të saj me një barazim pa gola mes Teutës dhe Bylisit. Kjo ishte dhe ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik në Superligë.

Sfida e zhvilluar në “Niko Dovana” ishte e vakët në raste, por edhe në atmosferë, pasi numri i sportdashësve në shkallët e stadiumit ishte i vogël.

Ky barazim lë të pandryshuar situatën në klasifikim për të dyja skuadrat. Bylisi në vendin e parafundit me 18 pikë, po aq sa edhe Tirana, ndërsa Teuta ndodhet në vendin e 6, në kuotën e 23 pikëve. Ky fundvit e gjen Dinamo City-n në vend të parë, me 34 pikë, 1 më shumë se Partizani ndjekës. Në vend të tretë Vllaznia me 31 pikë, teksa Egnatia ndodhet në vendin e katërt me 30 pikë, duke mbyllur kështu “Fina 4”. Në vend të fundit dhe një hap larg kategorisë së parë është Skënderbeu me 15 pikë, teksa në luftë për mbijetesë janë Bylisi, Tirana, Laçi e Teuta.

Superliga, raundi 19-të:
Skënderbeu 0-2 AF Elbasani
Partizani 2-0 Vllaznia
Laçi 3-1 Tirana
Dinamo 2-1 Egnatia
Teuta 0-0 Bylis

Klasifikimi:

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbyllja e TikTok-ut, Rama: Në Shqipëri vendosin shqiptarët, jo pronarët e algoritmit
Artikulli tjetërUldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist