Ballina Flash

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar pas suksesit të radhës së boksierit kuqezi, Jurgen Uldedaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shprehet se Uldedaj vijon të shkëlqejë, duke mbrojtur titullin në IBF International.

“Me këtë fitore, Jurgen Uldedaj hyn mes 15 më të mirëve të botës për katër federatat kryesore: WBA, WBO, WBC dhe IBF, duke u bërë shqiptari i parë me këtë rezultat në historinë e boksit profesionist,” shkruan Balla.

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar që vazhdon të vendosë emrin e tij mes më të mirëve në arenën ndërkombëtare.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbyllet pa gola Teuta-Bylis, Dinamo e mbyll 2024-ën në krye të superligës
Artikulli tjetërBerisha te njësia 9: Jini krenarë, mbrojtëm votën e çdo shqiptari