Ballina Ekonomi

Rama: Rruga Shëngjin-Velipojë, investim për zhvillimin e turizmit në Shkodër


TIRANË, 20 dhjetor/ ATSH/ Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë.

Një prej tyre është rruga Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë një nga akset më panoramike të vendit me potencial për zhvillimin e turizmit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i rrugës, ndërsa e cilësoi “një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër”.

Kryeministri theksoi se ky aks i rëndësishëm pritet të përfundojë këtë verë.

Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.

/m.m/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani takim me Kasanof: Intensifikim i dialogut strategjik për të luftuar dezinformimin
Artikulli tjetërShqipëri-Kosovë, mbahet sot seanca e përbashkët plenare në Prishtinë mes dy Kuvendeve