Ballina Aktualitet

Hasani takim me Kasanof: Intensifikim i dialogut strategjik për të luftuar dezinformimin

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof.

Kryediplomati shqiptar, në një postim në rrjetet sociale shprehet se gjatë bashkëbisedimit me Kasanof, “rikonfirmuam partneritetin gjithnjë më të fortë dhe strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe angazhimin tonë të qëndrueshëm si aleatë të NATO-s”.

“U angazhuam më tej për të intensifikuar dialogun strategjik për të luftuar dezinformimin, forcuar sigurinë kibernetike, mbështetur Ukrainën dhe përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, ku SHBA luan një rol jetik në avancimin e integrimit euroatlantik”, ka deklaruar ministri Hasani.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVengu: Mbi 15.5 milionë euro për aktivizimin fillestar të shërbimit rezervist
Artikulli tjetërRama: Rruga Shëngjin-Velipojë, investim për zhvillimin e turizmit në Shkodër