Ballina Flash

Kurti thirret sërish për dëshmi nga Prokuroria Speciale

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ Prokuroria Speciale e ka thirrur sërish kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kjo është ftesa e dytë që Prokuroria e ka përcjellur në adresë të Kurtit.

“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se presin përgjigje pozitive “meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër merret në pyetje brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”.

Në fillim të kësaj jave, Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale për t’u marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, me arsyetimin se është jashtë vendit.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, 48,6 miliardë lekë
Artikulli tjetërFjala e plotë e Kurtit në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës e Shqipërisë