Ballina Flash

Profesor Ilia Lëngu i bashkohet fushatës së mbjelljeve në Tiranë

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Profesori i letërsisë, Ilia Lëngu, i njohur për pasionin e tij ndaj natyrës, sidomos për kërpudhat dhe shpendët, i është bashkuar nismës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve.

Fotot e tij janë ndarë në rrjete sociale nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e përshkruan këtë akt simbolik të profesorit të njohur si një shembull që duhet të ndiqet për një qytet më të gjelbër.

“Një pemë e mbjellë nga Profesor Ilia Lëngu i shtohet Tiranës, një shembull i bukur për një qytet më të gjelbër”, shkruan Veliaj.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: SmartLab i ri në shkollën “Androkli Kostallari” për 263 nxënës të klasave I dhe II
Artikulli tjetërGrupi parlamentar i PS, diskutime për projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale