Ballina Aktualitet

Grupi parlamentar i PS, diskutime për projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Mbledhja e sotshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, shënoi takimin përmbyllës për këtë vit, duke u fokusuar në përgatitjet për seancën plenare të së enjtes, e cila ka një axhendë të ngarkuar dhe të rëndësishme.

Gjatë diskutimeve, u theksua pozicioni i Grupit Parlamentar të PS-së në lidhje me draftligjet që pritet të shqyrtohen.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është plotësisht i përafruar me acquis communautaire të Bashkimit Europian.

Ky draft synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar përputhshmërinë me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe duke forcuar privatësinë e qytetarëve shqiptarë.

Partia Socialiste është e vendosur të vazhdojë me vendosmëri përmirësimin e kuadrit ligjor në shërbim të qytetarëve, duke forcuar besimin në institucione dhe duke siguruar mbrojtjen e të drejtave themelore të çdo individi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProfesor Ilia Lëngu i bashkohet fushatës së mbjelljeve në Tiranë
Artikulli tjetërTEL AVIV – Ministri i Jashtëm Saar: Irlanda ka kaluar çdo vijë të kuqe në marrëdhëniet me Izraelin