TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Profesori i letërsisë, Ilia Lëngu, i njohur për pasionin e tij ndaj natyrës, sidomos për kërpudhat dhe shpendët, i është bashkuar nismës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve.
Fotot e tij janë ndarë në rrjete sociale nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e përshkruan këtë akt simbolik të profesorit të njohur si një shembull që duhet të ndiqet për një qytet më të gjelbër.
“Një pemë e mbjellë nga Profesor Ilia Lëngu i shtohet Tiranës, një shembull i bukur për një qytet më të gjelbër”, shkruan Veliaj.
/k.s/j.p/
