Ballina Flash

“Shkodra në shekuj”, studiuesi Bushati: Teatri “Migjeni” ka sfidë bashkëkohësinë, jo vetëm traditën

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ “Shkodra në shekuj” në ditën e dytë të konferencës vijoi me një forum të hapur diskutimi mbi rolin e teatrit “Migjeni” jo vetëm në jetën artistike, por edhe në formësimin shpirtëror të brezave.

Shkrimtari dhe studiuesi i teatrit, Xhahid Bushati, në referimin e tij kërkoi që teatri “Migjeni” të mos jetojë vetëm përmes kujtimeve, duke theksuar se sfida kryesore është bashkëkohësia dhe jo vetëm tradita.

Ndërkohë, Alma Puka u shpreh në këtë panel si një artdashëse e qytetit, duke treguar interes të veçantë për jetën kulturore.

Forumi, i organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe me bashkëpunimin e Bashkisë së Shkodrës, synon të jetë një tribunë e hapur diskutimi mes artistëve, shkrimtarëve dhe intelektualëve të qytetit. Ky forum tenton të trajtojë problematikat, të ndajë mendimet dhe të ofrojë alternativa për pasurimin e veprimtarisë kulturore dhe artistike në qytetin e Shkodrës.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Britani e Madhe, marrëveshje për forcimin e sigurisë dhe rendit
Artikulli tjetërPas trajtimit shëndetësor, flamingo lihet e lirë në Parkun “Divjakë-Karavasta”