Ballina Aktualitet

Shqipëri-Britani e Madhe, marrëveshje për forcimin e sigurisë dhe rendit

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Sekretari i dytë i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar, Simon Ridley nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott.

Në qendër të marrëveshjes është një plan masash konkrete për forcimin e dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta në drejtim të forcimit të sigurisë dhe rendit në të dy vendet tona.

“Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë të përkushtuara për fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike në përballje me format dhe trendet më të fundit të kërcënimeve ndaj sigurisë”, tha Lamallari në një postim në rrjetet sociale.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Intelektualët të mbeten kritikë ndaj pushtetit
Artikulli tjetër“Shkodra në shekuj”, studiuesi Bushati: Teatri “Migjeni” ka sfidë bashkëkohësinë, jo vetëm traditën